Tërmeti me magnitudë 5.8 rihter në Kretë, vdes një person, gjendet nën rrënojat e kishës
Burri po punonte në një kishë të Profitis Ilias, jashtë fshatit Arkalochori kur u shtyp nga kupola.
Një person ka ndërruar jetë nga tërmeti i fortë prej 5.8 Rihter i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Kretë.
Sipas APE-MPE dhe ERT, burri po punonte në një kishë të Profitis Ilias, jashtë fshatit Arkalochori kur u shtyp nga kupola. Nga tërmeti, kanë mbetur të plagosur 9 persona (7 me gërvishtje të lehta dhe 2 me fraktura) të cilët janë trajtuar në spitale dhe qendra shëndetësore.
(a.b)/dosja.al