Tërmeti apokaliptik në Marok, dëmtohet Xhamia Tinmal e shekullit të 12-të
Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten duke shkaktuar mbi 2 mijë të vdekur dhe qindra të lënduar. Imazhet e postuara në internet tregojnë shkallën e dëmit në Xhaminë Tinmal, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad.
Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakesh dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.
Si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.
Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.
/abcnews.al