“Teresa” shtatzënë? Sebastian Rulit i soset durimi dhe flet për herë parë mbi këtë lajm
Të gjithë e mbajmë mend tenelovelën e njohur meksikane “Teresa” ku dy protagonistët kryesorë ishin Sebastian Ruli dhe Angelique Boyer. Që prej asaj kohe çifti është në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.
Dyshja gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë por së fundmi një lajm mbi një shtatzëni të mundshme të aktores ka nervozuar Sebastianin i cili nuk ka duruar më dhe ka reaguar ashpër në llogarinë e tij në Instagram. Ai i ka dhënë fund këtyre thashethemeve nëpërmjet një postimi ku ka publikuar foton e një reviste cila shkruan me të mëdha “Sebastian dhe Angelique janë në pritje të fëmijës së parë”. Përpos fotos ai ka shkruajtur “Gënjeshtër! Mos blini mbeturina”.
Çifti janë të pandarë si në jetën private ashtu dhe në atë profesionale dhe janë mbështetja kryesore e njëri-tjetrit.