Tentoi ta ndante nga fotografi i famshëm, Egla Harxhi zbulon ç’ndodhi me Alessian

Kanë kaluar vetëm 2 vite nga buja që bëri deklarata e ish-misit shqiptar, Egla Harxhi, lidhur me statusin e saj për një lidhje treshe, tashmë gjithçka ka ndryshuar. Mediat kanë shkruar vazhdimisht për lidhjen treshe që modelja kishte së bashku me partnerin francez, fotografin e njohur Jarl de Basserville dhe modelen Alessia. Por, pavarësisht bujës dhe zhurmës së madhe që ajo bëri në median rozë, si edhe në mbarë opinionin shqiptar, duke qenë se nuk është mësuar me statuse të tilla, kjo lidhje nuk zgjati shumë. Vetëm pas dy vitesh erdhi në jetë fryti i dashurisë së modeles shqiptare me francezin Jarl.

Egla-Harxhi-2

Sipas një shkrimi të Gazeta Shqiptare, “Luxifer, ose i quajtur ndryshe, sjellësi i dritës, ishte shkaku i ndarjes së treshes dhe mesa duket ai ishte. Në një intervistë të mëparshme ishte vetë Egla, e cila për herë të parë na pohoi ndarjen e të treve për të nisur një jetë të re si familje e konsoliduar. Por, ç’ndodhi me Alessian? Pse në të u largua ajo? Arsyeja e ndarjes sipas burimeve të të njëjtën gazetë “Alessia ishte një vajzë e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë.

Në momentin kur Egla ngeli shtatzënë, Alesia ka shfaqur kriza xhelozie, por me kalimin e kohës Egla e qetësoi duke i thënë se ajo është pjesë e familjes dhe se fëmijën do e rrisnin bashkë. Në fillim dukej sikur Alessia u qetësua, por sa më shumë kalonin muajt, aq më shumë rritej xhelozia. Alessia është përpjekur disa herë të ndajë çiftin, thotë burimi për “Gazeta Shqiptare”, duke krijuar probleme midis tyre, por pa rezultat sepse mbas gjithë dashurisë që ju dha, dhe dëshira e madhe për ta ndihmuar që Alessia të zhvillohej në një ambient pozitiv, mosmirënjohja e Alessias arriti kulmin duke i kërkuar Ales që të lë Eglen dhe fëmijën për të. Kjo bëri që Egla dhe Ales të vendosnin ta largojnë përfundimisht nga jeta e tyre.

Egla-Harxhi-1

E pyetur nga “Panorama Plus” rreth kësaj historie dhe si qëndron e vërtet e prishjes së marrëdhënies me ish-mikeshën e tyre Alessian, Egla Haxhi u përgjigj: “Çdokush është përgjegjës për veprimet që bën. Për mua mosmirënjohja është e pafalshme! Mund të fal shumë gjëra, por jo mosmirënjohjen. Kur ndihmoj dikë nuk pres asgjë mbrapsht, sepse nuk i bëj gjërat për interes, po kur ndihma të kthehet mbrapsht në të keqe nuk ka justifikim”, sipas Panorama Plus.