
Tenderi abuziv i RTSH-së/ Thoma Gëllçi po mbahen nën përgjim, kishte dyshime se do largohej nga Shqipëria
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit. Por pse është zhvilluar në këtë orë dhe pikërisht sot operacioni për kapjen e tij?
Report Tv mëson se Thoma Gëllci është arrestuar në Kolonjë te shtëpia e prindërve të tij. Ai është kapur nga Policia e Kolonjës është përgjuar për lëvizjet që po bënte, pasi kishte dyshime se do të largohej nga Shqipëria.