“Telenovela” Wanda-Icardi, Maria Suarez flet për tradhtinë: Më tha se po divorcohej

Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë kaluar ditë të turbullta për raportin mes tyre. Në mes të çiftit u fut Maria Eugenia Suarez, ylli argjentinas i televizionit. Wanda reagoi ashpër për tradhtinë e bashkëshortit të saj, ndërsa ditët e fundit duket se ujërat janë qetësuar.

Në lidhje me këtë situatë, për herë të parë ka folur edhe Maria “China” Suarez. Aktorja dhe këngëtarja ka treguar se Mauro i kishte konfirmuar se ishte drejt divorcit.

“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim. Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë si i fundit”, tha Suarez.