Tea, në prag të famës televizive prej vërteti. Thuhet se iu besua një emision

Nga studiot e ‘Përputhen’ tek kronikat rozë, nga lidhjet e ndarjet, thashethemet, hapjet e mbylljet e Instagramit, Tea ia doli që fama e saj të mos zgjaste sa shiu i verës ose sa e kanë kohën e skadencës histori të tilla televizive.
Ajo flitet se do ketë rolin e moderatores në një program të “Top Channel”. Të paktën këtë thonë burime për “Vip Magazine”.

Sipas tyre, Tea është në diskutime për të drejtuar një program, e së fundmi është parë shumë në ambjentet e televizionit të njohur.
Nga vetë ish-konkurentja e “Përputhen” nuk ka akoma një konfirmim.
Që reality show i njohur do i hapte dyert konkurentëve, këtë e dinim, por që rrugëtimi i tyre do vazhdonte kaq gjatë, nuk është se e prisnim./revistawho.com