Tea dhe Bearti janë fejuar? Detaji që na bëri të dyshojmë

Përtej gjithë bujës dhe zhgënjimit të madh që shkaktoi te publiku zbulimi i lidhjes Tea-Beart, duket se të rinjtë po fitojnë zemrat e ndjekësve pak nga pak. Tea dhe Bearti duket se janë të pandarë dhe kalojnë çdo ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit. E po ashtu, nuk mungojnë as fotot e videot në rrjetet sociale.

Gjatë një bashkëbisedimi të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram para disa javësh, Tea u pyet nëse po bashkëjeton me Beartin dhe ajo u përgjigj “Pak a shumë”. Po ashtu, publikoi edhe një foto gjatë takimit të partnerit të saj me gjyshin. Ndërkohë, edhe Bearti e ka prezantuar Tean me familjen e tij.

Ditën e sotme në media po qarkullon me shpejtësi lajmi se Bearti dhe Tea mund të jenë fejuar. Shkak është bërë një foto e duarve të Teas, ku në gishtin e unazës vihet re një unazë fejese.

Kaq ka mjaftuar që fansat të dyshojnë se mos ndoshta çifti ka zyrtarizuar lidhjen, teksa deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga ata.

/News31.al