Të zhveshur në tualet, publikohet fotoja intime e konkurrentit të “Për’puthen” me duart në gjoksin e një femre
Konkurrenti i “Për’puthen”, Eduard Kuçi, tërhoqi vëmendje me deklaratat ofenduese që bëri kundrejt Iriada Shahollarit, pasi kishte dalë në takim me të. Ai tha se Iriada është fallco, për shkak të operacioneve plastike që ka bërë në trup dhe fytyrë.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto intime e konkurrentit krah një vajze tjetër. Ata të dy shfaqen në tualet, duke pozuar para një pasqyre. Si Eduardi, ashtu edhe vajza mbajnë veshur vetëm të brendshme në pjesën e poshtme. Kuçi shihet teksa i ka kapur me duar gjoksin vajzës që ka në krah.
Ndonëse nuk dihet se kur është realizuar kjo foto, duket qartë se Eduardi mund të ketë qenë më i vogël, pasi shihet me pak mjekër dhe më i dobët seç është tani.
Deri më tani, Eduardi nuk i ka tërhequr mbrapsht fjalët që ka thënë për Iriadën, por vazhdon të japë sinjale që e dëshiron një takim tjetër me të. Megjithatë, Iriada ka deklaruar se me Kuçin nuk del më në takim.