“Të plasin nga inati”/ Krijohet ‘çifti’ më i ri në BBV, Arjola dhe Beniada: Do na ekz*kutojnë kur të dalim nga këtu

Dy konkurrentet e ‘Big Brother VIP’, Beniada Nishani dhe Arjola Demiri kanë treguar gjithmonë se kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, e madje herë pas here bëjnë edhe shaka të ndryshme.

Ato janë njohur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku kanë krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë së bashku. Mbrëmjen e djeshme, teksa Beniada ishte e ulur në krevatin e saj, me shaka i thotë se është xheloze për të dhe se e dashuron.

Aktorja e njohur ia ndjek shakanë dhe i thotë se edhe ajo e dashuron. Duke qeshur me të madhe, që të dyja shprehen se janë “çifti më i ri i BB VIP”.

Beniada: Jam shumë xheloze, mos e shiko!

Arjola: Jo nuk e shikoj!

Beniada: As me një sy!

Arjola: Ok, po me dy sy ta shikoj

Beniada: Jam xheloze thashë, do të nxjerr nga shtëpia.

Arjola: Ok, më nxirr, më nomino.

Beniada: Jo shpirt nga shtëpia jonë, jo nga këtu

Arjola: Okm nga shtëpia jonë. Pse kemi shtëpi bashkë ne?

Beniada: Po. Arjola: Ok, kemi mace e qen?

Beniada: Po, një mace

Beatrix: Çfarë po bëni?

Monika: Asgjë, këto po puthen.

Arjola: Çifti më i ri në Big Brother VIP.

Beniada: Çifti më i bukur te shtëpia e BB VIP, Arjola e Beni, edhe dy gra mund të dashurojnë, nuk ka asgjë të keqe

Arjola: Asgjë të keqe nuk ka. Beniada: Të plasin nga inati. Dashuria është gjëja më e bukur në botë Arjola: Po, të na ekzekutojnë kur të dalim nga këtu, të na përjashtojnë nga farefisi.

Ti thjesht shko te prindërit, kërcet e thua mam, bab, erdha unë, e veç kur të plasë ndonjë tenxhere, ndonjë drru aty. Ik mallkuar qofsh

Beniada: Trixa do vish edhe ti me ne të përqafohemi e puthemi.

Arjola: Nuk ka nevojë ajo, është ngopur.