“Të ndihmon pamja e jashtme për të qenë e suksesshme?”, Ilda Bejleri përgjigjet në mënyrën më të sinqertë

Ilda Bejleri tashmë ka vite që është pjesë e ekranit dhe është një nga moderatoret më të suksesshme në fushën e sportit. Ajo ka krijuar një profil të lartë publik dhe është vlerësuar gjithmonë jo vetëm për zotësinë e saj në moderim, por edhe për paraqitjen e jashtme. Ilda shfaqet përherë e kuruar, sepse ky është një element tepër i rëndësishëm për personazhet e televizionit dhe duket se kjo gjë e ka ndihmuar moderatoren në karrierën e saj. Mbrëmjen e djeshme Ilda ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në ‘Instagram’, ku të gjithë ishin të lirë t’i drejtonin çfarë pyetje të dëshironin. Dikush prej tyre e ka pyetur: “Të ndihmon paraqitja e jashtme për të qenë e suksesshme?”. Ilda është përgjigjur në mënyrën më të sinqertë, duke dhënë dhe një mesazh për të rinjtë që aspirojnë të bëhen pjesë e televizionit.

s

“Patjetër që ndikon… por mendoj që pamja nuk është kriteri kryesor për të qenë një gazetare e suksesshme. Mendoj që gjëja që të afron më shumë me njerëzit është ‘vërtetësia’ sepse dhe njerëzit ashtu si lajmi në gazetari duhet të jenë real!”, është shprehur moderatorja. Ilda Bejleri e nisi karrierën e saj në televizion menjëherë pas mbarimit të studimeve dhe prej vitesh i janë besuar disa nga emisionet më të rëndësishme në “Digitalb”. /revistawho.com