A do të ketë më seks në qytet? Sezon i ri i “Sex and the City” me femra tek të 60-at
Filmin e plotë “Seksi dhe Qyteti, 3” ndoshta kurrë nuk do kemi mundësinë ta shohim, mirëpo disa seri edhe mundet. Ky është pikërisht lajmi i mirë! Aktualisht autorja e librit “Seksi dhe Qyteti” Candice Bushnell, po përfundon një novelë që quhet “A ka akoma seks në qytet?” Ndërkohë për seritë e filmit në fjalë në këto momente që po flasim, po punohet. Raportohet se historia bazohet në rrëfimet e disa femrave që jetojnë në qytetin e Neë York-ut. Dalin në pah shoqëritë, romancat, martesat dhe jeta e tyre seksuale. Një detaj i cili bën diferencën në seritë që pritet të publikohen është fakti se personazhet femra janë rreth moshës 50- 60 vjeç. “Fillimi i moshës 50-vjeçare nënkupton fillimin e daljes në pension, më pak punë, më pak ushtrime fizike, më pak marrëdhënie seksuale me të huajt. Dhe doja të pasqyroja pikërisht atë çka përjetojnë shumica e femrave të cilat janë 50 apo 60 vjeç”, është shprehur Bushnell për “Deadline”. Rikujtojmë se aktoret kryesore në filmin e parë të “Seksi dhe Qyteti” janë Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kim Cattrall, and Kristin Davis që shumica prej nesh mund t’i mbajnë mend. Vërtet që ka qenë një nga filmat më madhështorë të të gjitha kohërave./Lapsi.al