Të hetuar për drogë, sot u vranë babanë! Jeta luksoze e djemve të biznesmenit Roli

Emiljano, Sokol dhe Isuf Roli janë tre djemtë e biznesmenit që u ekzekutua sot në Sanxhak të Laçit, i cili u qëllua sot brenda mjetit të tij. Dy nga djemtë e Rakip Rolit, kanë qenë të hetuar në vitin 2017 për trafik droge.

Ndërkohë që edhe pse në “qendër” të monitorimit nga ana e Policisë së Shtetit, nuk janë penguar që të reklamojnë jetë super luksoze me makina të shtrenjta, alkool dhe udhëtime të shumta sa në Dubai, deri në Brazil. Po ashtu, që nuk i kanë kursyer as publikimin e faturave të shtrenjta nga lokalet që kanë frekuentuar.

Biznesmeni Rakip Roli 55 vjeç i ekzekutuar sot në makinë dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit pasi kanë disa biznese. ”ROLI SHPK” është një nga kompanitë e familjes që shërben si pikë materialesh ndërtimi por edhe për mjete të transportit të rëndë.

(k.m/dosja.al)