Të gjithë po flasin për ta, u ndanë vërtet Luana Vjollca dhe biznesmeni?


Edhe pse nuk është konfirmuar ende nga vetë çifti, duket se lidhja e moderatores së “Top Channel”, Luana Vjollca me menaxherin e VIP-ave dhe biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçajn ka marrë fund. Pas historisë së dashurisë rreth 2-vjeçare, çifti i shumëpërfolur duket se së fundmi kanë përjetuar një krisje të marrëdhënies. Siç shkruar “Diell Online” ata janë ndarë, pas disa uljeve e ngritjeve në lidhjen e tyre. Problemet mes çiftit duket se u sheshuan pak kohë më parë kur u publikua lajmi se ata do të martoheshin së shpejti, por duket se gjërat kanë shkuar për keq. Luana nuk e ndjek më Krenarin në Instagram, ndërkohë që i është bashkuar motrës dhe kunatit, reperit Getoar Selimi në pushimet e tyre luksoze St.Moritz në Zvicër. Gjithsesi nëse është zënkë e momentit apo ndarje përfundimtare kjo mbetet të shihet në vazhdim.