Të gjithë po flasin për Luana Vjollcën dhe Krenar Çoçaj, ç’ka ndodhur me çiftin

Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me Krenar Çoçajn. Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sytë e fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi. Tani duket se mes tyre ka një krizë.

“Intv” ka zbuluar se Luana dhe Krenari kanë vendosur të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit, por kujtojmë se pak ditë më parë Luana u shpreh në emisionin e saj se distanca ishte diçka që e bënte të vuante. Pasi ajo pyeti këngëtarin Robert Berisha për largësinë me bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, ai tregoi “Norën e takoj vetëm në fundjavë”. “E di, ta qaj hallin”, ia ktheu Luana, duke lënë të kuptohet se e njëjta gjë ndodh me të dhe Krenarin.