Të gjithë po flasin për “Aquapark”, si të kaloni verën në kompleksin madhështor të Tiranës!


Tashmë s’është më e nevojshme të udhëtoni drejt vendeve të ëndërruara në botë për të gjetur një kompleks turistik që ju ofron gjithçka pasi atë e keni në Tiranë. “Story.al” ju sjell një guidë të plotë të këtij sezoni veror në Aquapark, qershor-gusht 2018. Ashtu si verën e kaluar tek “Aquapark” do të gjeni vendin ideal në Tiranë, që ju ofron çdo shërbim që ju duhet për t’u argëtuar: gjelbërim, freski, pishina për të rriturit, pishina për fëmijë, lojra ujore, pool bare, shërbime ushqimi të shpejtë dhe restorant modern. Shumë pranë Tiranës dhe Durrësit, në City Park, “Aqua Park” ju sjell mundësi të pafundme argëtimi për të larguar të nxehtin e verës, e për t’iu dorëzuar relaksit. Të rriturit mund të shijojnë pishinat e thella me mundësi të shumta ushtrimi me sportet ujore, ndërsa fëmijët mund të argëtohen më kompleksin e lojrave me të gjithë personazhet më të dashur të tyre. Rrëshqitëset e larta dhe me siguri të lartë, janë një arsye e madhe se pse duhet të shkoni patjetër në AquaPark. Aquapark ka 3 pishina, një për të rritur 1800 metër katror, një pishinë enkas për fëmijë dhe shtatë rrëshqitëse për t’u argëtuar pa fund. Uji filtrohet 24 herë çdo orë dhe në të gjithë impiantin vepron sistemi antibakteral i teknologjisë gjermane duke ju garantuar standardin e kërkuar për shëndetin tuaj.