Të gjithë e pëlqyen Gjon’s Tears në ‘Eurovision’, por Lara Fabian ka ca fjalë më shumë

Gjon’s Tears (Gjon Muharremi) i bëri të gjithë të emocionohen teksa këndoi në ‘Eurovision’ si përfaqësues i Zvicrës. Djaloshi me origjinë shqiptare doli i treti në renditjen përfundimtare të festivalit europian, por mori më shumë se aq nga publiku e kritika. Juria e shpalli fitues, megjithëse rezultati u përmbys në fund, duke nxjerrë fituese Italinë.

Ama Gjon mori vëmendjen e Lara Fabianit, këngëtares me famë botërore që njihet për sa e sa hite. Mbrëmjen e ‘Eurovision’ ajo shkroi: “Po shoh Eurovision dhe jam e prekur nga talenti që përfaqëson Zvicrën. Jam akoma edhe më e prekur kur dëgjova si ka kënduar ‘Je t’aime’ kur ishte ende i vogël. Paç fat”.

“Je t’aime” është kënga që e futi Lara Fabianin në historinë e muzikës ndërkombëtare. Kënga e prodhuar në 1996-ën është akoma e njohur dhe e dashur për ata që dëgjojnë muzikën e vërtetë. Gjon është prekur shumë nga ky postim dhe e ka ndarë me ndjekësit e tij./revistawho.com