Të gjithë artistët në ‘Këngë moj’, Rosela Gjylbegu zbulon skuadrën më të mirë

Prej kohësh këngëtarët e ndryshëm kanë treguar se shumë shpejt do të vijnë me një format të ri në ekranin e ‘Vizion Plus’, i cili do të quhet ‘Këngë moj’. Rosela Gjylbegu ka ndarë një foto krah artistëve të njohur si Soni Malaj, Maya, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eli fara, Vikena Kamenica, Artjola Toska, Juliana Pasha, Era Rusi, Aurela Gaçe, Kamela Islamaj e shumë të tjerë, shoqëruar me mbishkrimin: “Skuadra më e mirë”.

Siç duket artistët më të mirë të skenës shqiptare janë bërë bashkë për të sjellë një projekt i cili me siguri do të pritet mjaft mirë nga publiku dhe do i argëtojë ata pa masë.

Kujtojmë se prej kohësh shumë këngëtarët e kanë pasur të vështirë të ushtrojnë profesionin e tyre, megjithatë duket se gjithçka do të ndryshojë në vetëm pak muaj.

View this post on Instagram

Best team @kenge_moj 😜

A post shared by Rosela Gjylbegu (@roselagjylbegu) on

revistawho.com