Të gjitha shpenzimet i ka mbuluar vetë? Ja çfarë thotë Olti Curri për Anxhela Peristerin në ‘Eurovizion’

Ajo u kualifikua e para për finalen e madhe në Eurovizion me këngën “Karma” dhe në këtë mbrëmje u rendit e 21-ta. Megjithëse, duket se nuk mori vëmendjen e vlerësimin e duhur sidomos nga juria profesionale, Anxhela Peristeri shkëlqeu dhe pa dyshim na bëri të ndihemi krenarë për të.

Artistja e talentuar pati një performancë të thjeshtë në skenë duke bërë që vokali i saj të pushtoi skenën më shumë se performanca. E teksa në finalen e madhe të Festivalit Europian ajo u rendit e 21-ta, të gjithë e kemi vlerësuar maksimalisht.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, tekstshkruesi i këngës “Karma”, Olti Curri zbuloi disa detaje të pjesëmarrjes së Anxhelës në Eurovizion që ishin të panjohura për publikun. Olti shpjegoi se të gjitha shpenzimet e festivalit ajo i mbuloi vetë, jo vetëm për faktin se festivali i RTSH-së e kishte buxhetin e kufizuar por sepse Anxhela kishte dëshirë vetë.

Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar vetë. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës. Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë.

Olti Curri gjithashtu zbuloi se pas pjesëmarrjes në Eurovizion, Anxhela Peristerit i është bërë një ftesë për një koncert në Rusi, por që për të cilin ende nuk ka detaje.

Top Albania Radio