Të famshmet shqiptare tani vishen me kostum!
Kostumet janë trendi i këtij viti dhe të famshmet shqiptare po i veshin ngado.
Dhurata Dora kësaj here, në klipin e saj të këngës super hit “Zemër” me Sool King, vendosi që të vishte një kostum. Paraqitja e saj e kuruar në klipin e fundit, e thjeshtë e elegante, ishte paralajmërim se këtë vit, stafeta u takon kostumeve një ngjyrëshe që mund të vishen kudo, kurdo të kombinuar edhe me atlete.
Kështu bëri edhe Tuna Sejdiu në ditëlindjen e dytë të djalit të saj Tianit, duke e kombinuar një kostum ngjyrë portokalli me atlete të bardha, meqë festa e ditëlindjes ishte organizuar në kopsht.
Ndërsa Nora Istrefi, na e kujtoi se s’ka asgjë më të fuqishme se sa një grua në të kuqe.
Së fundmi, edhe Liberta Spahiu ka zgjedhur të vesh një kostum të bardhë tejet elegant, me një dekolte të hapur e cila ndonëse e paraparë të tregonte shumë, duket tejet diskrete në trupin e moderatores. Këtë kostum Spahiu e veshi në një event në Tiranë, ku po prezantohej parfumi luksoz “Kilian”, shkruan Prive.
Ndërsa të preferuara këtë vit kostumet po del t’i ketë pasur edhe Ariana Fejzullahu, e cila u prezantua në setet e reja me kostum.