Të afërmit e Arjan Tases: Është djalë me zemër të madhe dhe të pastër, donte t’u bënte xhiro prindërve

JOQ Albania ka komunikuar me të afërm të policit Arjan Tase, autorit të ngjarjes së djeshme të ndodhur në Potam, ku humbi jetën 7-vjecarja që u godit nga skafi i drejtuar nga personi në fjalë.

Të afërmit e Arjanit bëjnë lutje publikisht për shqiptarët që të mos përhapet më gjuhë-urrejtje në rrjet në lidhje me të, pasi nga dje është kthyer si të thuash personi më i urryer, të paktën në rrjetet sociale.

Ata shprehen se Tase është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë nga gjykata pasi u akuzua për lëndë narkotike gjatë kohës që ka qenë në krye të komisariatit të Himarës.

Ndër të tjera familjarët e tij shprehen se është njeri me zemër të madhe e të bardhë dhe se ngjarja ishte aks identale. Tase kishte marrë skafin për të nxjerrë shëtitje prindërit që i kishin ardhur nga jashtë.

Një i afërmi i tij shkruan se Tase doli për t’u bërë xhiro me skaf prindërve që i kishin ardhur nga SHBA. Ai e përshkruan ngjarjen aksidentale pasi Tase njihet si një njeri me zemër të madhe e të pastër.

Ndër të tjera i afërmi i tij deklaron se përsa i përket akuzave për narkotikë, është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë.