Taylor Swift thyen rekordin e mbajtur për 54 vite me radhë nga Beatles!

Taylor Swift ka thyer rekordin e vendosur nga “Beatles” 54 vjet më parë, pas publikimit të albumit të saj të ri, të titulluar “Fearless”.

Albumi i saj u rendit i pari në “Fab Four” të premten në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “TMZ”.

Tre albumet e saj, “Fearless”, “Folklore” dhe “Evermore”, arritën numrin një në top listat britanike botërore, në vetëm 259 ditë, ndërsa “Beatless” arritën numrin një me tre albumet e tyre “Help!”, “Rubber Soul” dhe “Revolver”, por iu deshën 364 ditë.

“Fearless” u publikua për herë të parë në 2008 dhe u bë një sukses i madh falë “Love Story” dhe “You Belong With Me”.

Ky është albumi i shtatë në studio i Swift që zuri vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe sipas “The Guardian”, albumi shiti 21,145 njësi (shitje dhe transmetime të kombinuara fizike dhe dixhitale).

Taylor Swift ka publikuar së fundmi këngën “Mr. Perfectly Fine”, që flet për një ndarje dhe është shkruar në vitin 2008. Fansat e këngëtares nisën të aludonin se kjo këngë është një dedikim për ish-partnerin e saj, Joe Jonas.

Në lidhje me këtë projekt muzikor reagoi edhe bashkëshortja e Jonas, e cila u shpreh se e pëlqen shumë atë dhe se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.