Taylor Swift “surprizon” fansat, ndërron 12 veshje gjatë koncertit në Skoci

Pothuajse çdo koncert i Taylor Swift ka një surprizë për publikun që pret të shijojë performancën e këngëtares.

Në koncertin e mbajtur së fundmi, ylli 34-vjeçar i skenës muzikore botërore dha një performancë në Edinburg duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, sepse Swift ndërroi gjithsej rreth 12 veshje gjatë koncertit.

Të gjitha veshjet e këngëtares përshtateshin me këngët që ajo performonte.

Këngëtarja është e vështirë të ndahet nga buzëkuqi i kuq karakteristik, të cilin e mban pothuajse në çdo paraqitje.

Me rastin e tre koncerteve të planifikuara të Eras Tour në qytet, autoritetet u përballën me probleme të ndryshme për shkak të pranisë së qindra mijëra fansave të Swift, pasi ata nuk po gjenin as hotele për të qëndruar.

Një bujë e madhe u bë edhe për faktin se shumë të pastrehë u hoqën për të gjetur një vend për turistët.

Bordo