Talent i jashtëzakonshëm! Askush si ai, Jamal futet në historinë e Europianit

Lamine Jamal po jeton një ëndërr! Vetëm 16-vjeç, talenti spanjoll është futur në historinë e kampionatit Europian me golin e shënuar mbrëmjen e sotme ndaj Francës.

Jamal është tashmë futbollisti më i ri që shënon në Europian, duke iu lënë “targën” të gjithëve.

Në minutën e 21-të, me një silurë fantastike, 16-vjeçari e dërgoi topin në portën e francezëve, duke barazuar përkohësisht sfidën.

tpz.al