“Takim pas 3 javësh”- Arbana Osmani tregon se i ati ka kaluar Covidin
Nëse kemi mësuar diçka kohët e fundit është se gjithkush mund të preket nga Covid-19, madje edhe kur tregohen të kujdesshëm.
Kjo ka ndodhur edhe me një nga pjestarët e familjes së Arbana Osmanit, me babain e saj, i cili ka luftuar me virusin e rrezikshëm ditët e fundit. Këtë e ka bërë me dije vetë moderatorja me anë të një postimi në Instagram, ku duket në një video me të atin dhe tregon se ai e ka mundur koronavirusin.
Arbana thotë se ata nuk janë takuar prej 3 javësh, për shkak të infektimit, ndërsa i thotë atij se tani duket shumë mirë dhe në fakt, ka të drejtë.
/News31