Sylvinho zyrtarisht trajner i Shqipërisë deri në këtë vit!
Sylvinho Mendes Campos Junior ka firmosur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit për të qenë trajner i Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar edhe dy zëvendëstrajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.
Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026.
Bordo