Sylvinho, banor i Tiranës! Katër muajt e trajnerit kuqezi, ndeshja me Moldavinë dhe ishujt Faroe
Aventura e tij me Shqipërinë do të nisë në janar të këtij viti, kur u prezantua si trajneri i ri i kombëtares shqiptare në prag të nisjes së fushatës kualifikuese për Euro Gjermani 2024.
Që prej asaj dite Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta, Dorival Guidoni Junior dhe stafi teknik nisën nga puna për të përgatitur skuadrën për këtë rrugëtim të ri.
Ish-futbollisti i njohur brazilian, me një eksperiencë të pasur edhe si trajner, vendosi që në fillim të qëndronte në Shqipëri së bashku me stafin, duke punuar çdo ditë në zyrat e FSHF-së për të përgatitur debutimin dhe sfidën e Europianit.
Pas katër muajsh në vendin tonë, Silvinjo jep impresionet e tij për Shqipërinë, por edhe për debutimin ndaj Polonisë dhe vlerëson përkushtimin e treguar nga kuqezinjtë.
“Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur. Sa i përket punës, jemi gjithë ditën në zyrat e FSHF, e nisim ditën e punës në ora 9:00 dhe punojmë deri në ora 16:00 apo edhe deri në ora 18:00 të pasdites. Jam i kënaqur për punën tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu.“-shprehet Sylvio Mendes.
Përpara janë dy sfidat e radhës të Evropianit, ato ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, dy sfida shumë të rëndësishme në këto kualifikuese.
“Për të menaxhuar rikthimin e lojtarëve me kombëtaren është një moment paksa i vështirë sepse kampionatet përfundojnë në data të ndryshme dhe duhet që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, ndaj Moldavis me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë kjo është shumë e rëndësishme që ata na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën.”– shton Sylvio.
Top Channel