Suzana Turku zbulon sëmundjen që i mori jetën Shpresa Bërdëllimës

Pak ditë më parë, lajmi se aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, u nda nga jeta i trishtoi të gjithë. Për të folur për shoqërinë e tyre të veçantë, ditën e sotme tek “Rudina” ishte e ftuar Suzana Turku.

Suz-2

“Shpresa kishte disa kohë që nuk ishte mirë. Unë e takova dhe vjet, erdhi me të bijën. Vajza kujdesej kaq shumë për të. Se nuk ishte mirë as në atë kohë. Shpresës ja mori jetën sëmundja e shekullit, kanceri i gjirit. Fola kur u shtrua në spital pak ditë para se të ndërronte jetë. Ishte plot energji, e donte jetën. Pastaj disa ditë më vonē më mori i shoqi në telefon dhe më tha: Suzana do të jap një lajm të keq”, u shpreh ajo duke mos e fshehur dhimbjen për humbjen e mikes së shtrenjtë.

Shpresa u nda nga jeta në qytetin e Belgjikës, duke lënë pas shumë dhimbje dhe kujtime jo vetēm tek njerëzit e dashur, por edhe tek ata që e ndoqën dhe e deshën gjithmonë në rolet e saj të shumta.