Suzana Mushkolaj: Vajza ime Argjentina pati fatin të takojë personin e duhur në jetë, nuk e kemi të gjitha atë fat

Fotografja dhe stilistja e njohur nga Kosova, Suzana Mushkolaj që bëri bujë pasi u shfaq në klipin “Berlusconi” të Getoar Selimit është rikthyer në vëmendjen e publikut pas publikimit të fotove me bikini në plazh. Shumë pak e dinë që nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, ka dhe një djalë 24 vjeçar që ndjek studimet në Hollandë. Drejtoresha e Fakultetit të Modës në Prishtinë, e cila ka punuar në Holandë për 26 vjet si Inxhiniere e Elektroteknikës rrëfen për revistën “Story” sekretin e belit të hollë si të kukullave, martesën e lumtur të së bijës artiste me Dukagjinin, dhe burrin e duhur që preferon të ketë ajo vetë në krah tani që është single.

Fotot e tua në bikini kanë tërhequr vëmendjen e mediave online. Ku po pushon?
Po pushoj me familjen në një tur nëpër ishuj, në Itali dhe Dalmaci.
Beli yt i hollë bën shumë përshtypje. Si mundesh ta kesh aq perfekt?
Asgjë të veçantë nuk bëj. Është i tillë në sajë trashëgimisë gjenetike, po sigurisht që bëj ushtrime fizike dhe bëj kujdes ndaj ushqimit e kalorive.
Ndjenjat, të qenit e dashuruar ose jo si ndikojnë në linjat e tua?
Nuk ndikojnë aspak. Kur je person pozitiv dhe optimist, me shumë vullnet s’ke nevojë dikë të të bëjë të lumtur. Lumturia është në duart e çdo individi.
Pa një burrë në krah është më e vështirë apo më e thjeshtë për t’ia dalë në jetë?
Sigurisht që është më vështirë, por është më qetë kështu.
Pse më qetë, çfarë mund të ta trazojë jetën kur je çift?
Unë si person jam shumë xheloze (teritoriale) pra shumë e ndjeshme, dhe një partner do më kishte penguar në koncentrim. Kështu fle e qetë.
Çfarë nuk e pranon dot në një lidhje?
Siç e thashë jam e ndjeshme emocionalisht domethënë mërzitem ndaj gënjeshtrave, tradhtisë, lojalitetit në përgjithësi.
Domethënë hyn tek personat që të qenit çift nuk të bën të ndihesh mirë?
Po, sigurisht.
Po nuk ndihesh bosh kështu?
Jo. Kam punën, aktivitetet, pasionet, familjen e këto më përmbushin plotësisht.
Ndërkohe vajza jote këngëtare ka krijuar familje shumë të bukur me Dukagjinin. Çfarë këshille i ke dhënë asaj para se të martohej?
Më mirë vetëm se sa me personin e gabuar, me të cilin nuk përshtatesh, e të bën të ndihesh keq. Tina ka pasur fatin të takojë personin e duhur. Nuk e kemi të gjitha atë fat!
Por për të pasur familje të shëndetshme, duke qenë se ajo është nënë tani?
Unë e udhëzoj të japë 100% nga vetja për familjen dhe martesën.
Sa shoqe je me vajzën artiste, domethënë flisni për gjithçka?
Mikja më e ngushtë është vajza ime. S’kemi tabu dhe nuk i fshehim asgjë njëra-tjetrës. Ashtu jam edhe me djalin.
Nuk e dinim që jeni nënë e dy fëmijve, pra edhe një djali. Ç’mund të na thuash për të?
Meti është djali im 24 vjeçar pra më i vogël në moshë se Argjentina. Jeton dhe studion në Holandë.
Në rrjetet sociale poston shumë foto me nipin. Të bezdis fakti kur të quajnë gjyshe?
Jo, madje mburrem me këtë status.
Po ngacmimeve të meshkujve si u përgjigjesh?
Nuk u përgjigjem, vetëm buzëqesh.
Ndodh që të propozojnë djem më të rinj në moshë se ty?
Po, normal. Ka diçka nga Frojdi në lidhje me nënën, i cili e ka shpjeguar këtë fenomen. U pëlqen përvoja, maturia dhe eksperimentojnë.
Për ty cili do të ishte personi ideal sa i takon moshës, statusit, profesionit, pamjes?
Ndoshta një moshatar, por edhe 4-5 vite më i ri s’ka problem përderisa më përshtatet në pikëvështrime të jetës, normave jetësore, parimeve e tërjeqjes fizike.