Sushi mbi trupin e Genta Ismajlit, ndjekësit kryqëzojnë artisten
Këngëtarja e njohur Genta Ismali tash e një kohë nuk ashtë shumë aktive në muzikë.
Ajo përmes posteve të ndryshme në rrjetet sociale, qëndron afër simpatizantëve të muzikës së saj.
Artistja bashkë me bashkëshortin e saj, sipërmarrësin turk Huseyin Usta, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në TikTok.
Në një video të postuar së fundmi, çifti shfaqet duke shijuar një mbrëmje me elemente teatri dhe romantike.
Në pamjet e shkurtra, Genta shihet e shtrirë me elegancë mbi tavolinën e ngrënies, e cila është transformuar në një skenë ku sushi është shtruar mbi barkun e saj.
Ndërkohë që ajo qëndron në qetësi, bashkëshorti i saj Huseyin merr një shtresë sushi për të provuar
Komentuesin u ndanë në dy grupe, të shumtë ishin ata që e kryqëzuan çiftin për këtë veprim.
Ndërsa disa të tjerë e panë gjithë skenën si shumë romantike mes çiftit./Arbresh.info/
arbresh.info