Surpriza e Luanës për këtë verë është bashkëpunimi me artistin e njohur latin

Instagram-i i Luana Vjollcës këto kohë është i mbushur me të dhëna dhe detaje të vogla, nga supriza e rradhës që ajo ka gati për ndjekësit dhe fansat e saj. Edhe pse nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, mesa duket bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, sërish me një artist të njohur ndërkombëtarisht.

Ajo që dinim deri tani është se projekti do të ketë një koreografi interesante, një pjesë të së cilës Luana e ka ndarë në rrjetet sociale:

View this post on Instagram

#SOON ‼️‼️‼️ @esdalin_gorani

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Ndërkohë që në disa postime, ajo është shprehur e pavendosur se kur duhet ta publikojë këngën e re, në korrik apo gusht. Nuk është nevoja ta themi që fansat e saj kanë votuar masivisht për në korrik.

Gjithsesi, sot mësuam kush është këngëtari me të cilin Luana do të bashkëpunojë në këtë projekt të ri. Ai është Jay Santos, artisti kolumbian i reggeaton-it dhe electro house-it. Ai ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme, ku është takuar me moderatoren e “Shiko Kush Luan” dhe bashkëpunëtorin e saj, Arbër Bytyqin.

Sot artisti latin ka qenë i pranishëm në shesh xhirimin e videoklipit, ndërkohë që duket se se i pëlqen kryeqyteti ynë.

Edhe Luana ka qenë e zënë sot me xhirimet e videoklipit, sic tregon kjo story e saj në Instagram.

Pra nuk duhet të presim edhe shumë derisa projekti të jetë gati për t’u lancuar. Presim vetëm njoftimin nga Luana, e cila me siguri pret që të përsëritet suksesi i bashkëpunimit me Faydee-n. Ndoshta të arrijë edhe më shumë, pse jo.

Meqë ra fjala, nëse jeni duke pyetur veten se ku e keni dëgjuar emrine Jay Santos, është prej kësaj kënge:

/News31.al