“The Sun” i dedikon Dua Lipës një artikull: Një vit më parë jetonte me qira, sot ka botën në dorë
Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka botën në duart e saj pasi u bë artistja më me shumë nominime në “Brtis Award” për të dytin vit radhazi.
Madje të dielën e kaluar ajo fitoi edhe dy çmime “Grammy”. Kështu e nis prestigjiozja “The Sun” artikullin dedikuar yllit të Pop-it, Dua Lipa.
Në këtë shkrim tregohen të gjitha peripercitë që këngëtarja shqiptare ka kaluar për të arritur deri aty ku është sot.
“The Sun” shkruan se ka kontaktuar disa nga miqtë e Dua-s dhe fqinjë të saj të cilët ka rrëfyer se ajo pavarësisht famës dhe suksesit vijon të jetë e njëjta vajzë që ka qenë kur u kthye nga Kosova.
“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, është shprehur shoqja e fëmijërisë e Dua-s, Zana Veseli për “The Sun”.
Kjo e fundit ka shkruar edhe për largimin e familjes së këngëtares nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb.
“Ishte një periudhë shumë e frikshme. I mbyllën të gjitha shkollat dhe mediat. Secili akademik ishte shënjestër. Njerëzit zhdukeshin. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të iknin”, thotë miku i familjes, Florent Boshnjaku.
“The Sun” shton se prindërit e saj për të siguruar bukën e gojës punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, ndërsa nëna e këngëtares mësonte për turizëm.
Ndërsa kur këngëtarja ishte 11 vjeç familja e saj u rikthyen në Kosovë dhe një vit më vonë Dua vendos të rikthehet në Londër ku jetonte në një shtëpi me qira me shoqen e saj.
Gjithashtu prestigjiozja “The Sun” shton se familja një vit më parë jetonte në një shtëpi me qira në Londër, ndërsa sot janë pronar të një vile luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.
Dua Lipa është vetëm 23 vjeçe dhe po dominon tregun ndërkombëtar duke u renditur në top listat më kryesore. /The Sun/