Sulmohet Fero pas mesnate/ 4 persona rrahin dhe kërcënojnë me armë reperin

Një shëtitje e tij në “Albi Mall” u bë mollë sherri mes këngëtarit Fero, dhe një grupi prej katër personash të panjohur deri më tani. Ndësa këngëtari po dilte prej qendrës tregtare pasi kishte parë një film me një shok dhe një shoqe, një makinë iu ndal para këmbëve. 4 persona që ishin brenda kësaj makine filluan ta ofendojnë Feron. E nuk mjaftoi me kaq. Fero filloi të ikë prej njerëzve të cilët filluan të tallen me të, por pa sukses. Ata e zunë këngëtarin dhe filluan ta rrahin. Tre vetë e grushtonin, ndërsa i katërti i mbante vazhdimisht armën në trup. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Express gjithë ndodhinë rreth orës 24:00.” Pak para mesnatës Fero ndërsa po dilte nga kinemaja bashkë me dy persona ishte ndaluar nga një veturë në të cilin kanë qenë 4 persona të cilët e kanë fyer Feron, kurse njëri prej tyre i drejtoi armën. Fero në këtë moment kishte filluar të ikë në drejtim të Albit, mirëpo nuk ia kishte arritur ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë burimi për Express.Katër persona sipas këtij burimi kanë filluar ta rrahin Feron derisa njëri prej tyre vazhdimisht ia ka mbajtur armën në drejtim të tij, mëson Express nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.Express, po ashtu, mëson se Fero ka pësuar lëndime të lehta, kurse gjatë rrahjes është thyer edhe një derë e “Albi Mall”-it. Fero është zbulimi i fundit i muzikës në Kosovë, që e kemi parë të jetë pranë dhe të bashkëpunojë me Kidën, Baby Gee, etj. /Story.al/