Sulmi ndaj Kongresit amerikan, në mesin e kaosit flamurit shqiptar! Ish-mafiozi pjesë e protestës

Ishte ora 13:00 (sipas orës lokale), kur një sulm i beftë në drejtim të Kongresit Amerikan, Capitol Hill, do të shënonte një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e demokracisë amerikane.

Protestues të shumtë u grumbulluan përgjatë perimetrit të ndërtesës ikonë, çka më pas solli thyerje të barrierave mbrojtëse dhe futje brenda godinës.
Në mesin e protestuesve që kundërshtuan dhunshëm zyrtarizimin e Joe Biden-it si kreun e Shtëpisë së Bardhë ishte edhe një shqiptar. Lajmi bëhet me dije nga mediat në Maqedoninë e Veriut, ku thuhet se personi në fjalë është John Alite. Shqiptari u shfaq në fotografi me një pulovër të kuqe, në të cilën qëndronte e stampuar shqiponja dykrenare.

Kujtojmë se Alite, një mbështetës i zjarrtë i Donald Trump-it, njihet si ish-pjesëtar i familjes mafioze Gambino, përgjatë viteve 80-90. Në vitet 2000, u arratis për shkak se familja në të cilën dikur ishte pjesë, kishte vënë një çmim për kokën e tij.

Alite u kap në Brazil, në vitin 2004 dhe bëri një pakt me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dëshmur kundër kryemafiozit të grupit Gambino, e disa gangsterëve të tjerë. Që nga ajo kohë ai ka qenë disa herë në vendin tonë dhe ka publikuar edhe libra për historinë e tij.

/News31