
Sulltanesha Hyrrem harron vuajtjet e të shkuarës, nis lidhjen e re me mikun e ngushtë
Meryem Uzerli është një aktoret më të njohura turke. Ajo u bë e famshme edhe në vendin tonë pas rolit të “Sulltaneshës Hyrrem”. Duket se gjërat po shkojnë më së miri kohët e fundit për aktoren e njohur. Mediat turke shkruajnë se ajo ka lënë pas të shkuarën dhe është lidhur me mikun e saj, Tamer Tirasoglu dhe në çdo event shihen së bashku, shkruan Who. Çifti nuk ka pranuar gjë akoma, por komentet plot zemra në fotot e njëri-tjetrit mund të jenë një sinjal drejt zyrtarizimit të lidhjes. Kujtojmë se Meryem është nënë e një vajze nga martesa e mëparshme, ndërkohë që është komentuar jo pak për vuajtjet e të shkuarës në çështjet e zemrës.
