Sulltan Ahmeti i mbetet fiksim aktores së serialit turk, lidhet me sozinë e tij
Brenda një periudhe të shkurtër aktorja Anastasia Tsilimpiou, fitoi zemrat e publikut me rolin e saj protagonist në serialin “Sulltanesha Kosem”. Artistja greke është shndërruar në një sensacion të vërtetë në Turqi që prej transmetimit të serialit, përfshi edhe djemtë. Por 20 vjeçarja ia ka falur zemrën një djali gjithashtu grek, që çuditërisht duket si sozia e sulltan Ahmetit në serialin turk. Sipas mediave, pamja e tij i është bërë fiksim aktores, nisur nga fakti që ajo ka krijuar lidhje me të ngjashmin e tij. Ndonëse nuk e ka pranuar ende zyrtarisht, Anastasia është në një lidhje me Aleksandros Ivos, biznesmenin e ri me të cilin ajo ndonjëherë poston foto në Instagram. Kujtojmë që Anastasia është larguar nga roli i Kosem, vendin e së cilës e ka zënë aktorja e njohur turke, Beren Saat.