Studimi/ Prof. Dr. Kim Drasa: Miti i ndalimit të seksit para sportit

NGA PROF. DR. KIM M. DRASA*

Ka evidencime të pakta, ku thuhet se seksi ka impakt të dëmshëm mbi sportin, kështu që nuk dua që ky mit të vazhdojë akoma. Grekët e lashtë përcaktonin: “Semeni përmban substancë cerebro-spinale”, të jep forcë, pra mos e harxho para garës. Kinezët (mjekësia tradicionale) ka përcaktuar që në lashtësi: “Semeni ka energji hyjnore prej Perëndisë”.

Në shekullin e parë mjeku grek, dr. Aretaeus, shkoi edhe më tej duke thënë: “Forca e burrit mund të rritet nga retensioni (mosderdhja) e semenit”. (Semeni është komplet lëngu që del kur ejakulon. Aty janë edhe spermatozoidet ‘lumi dhe peshqit’. Peshqit pa ujë ngordhin, njëlloj si spermatozoidet ngordhin pa semenin)”. Konkretisht, 2000 vite më vonë, kjo shprehje nuk është e pazakonshme sepse ka plot trajnerë dhe atletë të cilët i besojnë kësaj teorie të lashtësisë. Gjatë Kupës së Botës 1998, trajneri i Anglisë, Glenn Hoddle, i ndaloi në mënyrë të bujshme lojtarët të mos përfshiheshin në seks gjatë 1 muaji të Kampionatit.

Fatkeqësisht, për anglezët mjerimi i një fushate të varfër të Kupës së Botës ishte rënia në ujdi për të mos bërë seks lojtarët gjatë një muaji të Kampionatit. Me studimin e Kupës së Botës në futboll, po mundësohet të flasim nëse seksi ndihmon, vështirëson ose pengon performancën në ndeshjet e futbollit. Meksika dhe Brazili kanë paralajmëruar që futbollistët të mos bëjnë “akrobaci” në dhomën e gjumit para ndeshjes. Lojtarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin lajmëruar gratë që mos të vinin t’i takonin. Por SHBA kishte marrë një nismë më tepër “causale”, duke u thënë grave/të dashurave të futbollistëve që të vijnë t’i takojnë burrat e tyre, por u luteshin të iknin pasi t’i “takonin”, jo të rrinin aty.

Thëniet e antikitetit për seksin e futbollistëve gjatë Kupës së Botës kanë qenë si “tagji” për mediat për vite të tëra. Kampionati anglez në 2006, ishte bërë si “circus” label pasi menaxheri Sven Goran Eriksson lejoi gratë e martuara, sikurse Victoria Beckham dhe Cheryl Cole në Baden-Baden. Katër vite më vonë, Fabio Capello bëri thirrjen për të kufizuar skuadrën në Afrikën e Jugut, që ishte vlerësuar si heronjtë e 1966-ës. Kjo është e përcaktuar mirë midis shkencëtarëve, që seksi nuk frenon performancën (nëse atletët një natë para bëjnë një gjumë të plotë, gjithë natën). Por, mospëlqimi, neveria e bërjes së seksit përpara ndeshjes, persiston dhe kjo nuk është ajo që mendojnë lojtarët. Sprintieri anglez Linford Christie e kishte bërë zakon që një natë para se të bënte garën, bënte seks. Kjo, sepse këmbët i ndiente më të forta. Tenisti gjerman Boris Baker u bë i veçantë pasi sfidoi trajnerin.

Ky i fundit i tha që të rrinte si beqar, por Baker nuk pranoi dhe bëri seks. Boksieri Carl Froch e braktisi seksin 3 muaj para ndeshjes, ku e hodhi në KO-OUT boksierin George Groves në ndeshjen e tyre për kampion bote. “Ka një tregim të vjetër se bërja e seksit t’i dobëson gjymtyrët sikurse ju ndodh po të merrni ‘një goditje në mjekër’”, ka thënë trajneri i boksit, Jim McDonnell. Në të kundërt, James Degale ka thënë që ky përkufizim është një çmenduri. Në antikitetin grek, mendohej se performaca e atletit shkon pas nëse bën seks para ndeshjes.

Ky konkluzion, pasi në antikitetin grek besohej se ruajtja e spermës së burrit ishte vitale për nxitjen e agresionit të nevojshëm për të pasur performancë në fushë (pra mos bëni seks para ndeshjes). George Best thoshte: “Unë nuk besoj që seksi të bën ndonjë dëm, kështu ju mund të bëni shaka rreth tij”. Lojtari i famshëm brazilian, Ronaldo, ka konfirmuar se ai luante më mirë pasi kishte bërë seks. Dhe këtë e ka deklaruar në TV brazilian (2011), për kohën kur ishte ylli i Real Madridit. Seksi të bën të përqendroheni më mirë.

E VËRTETA RRETH SEKSIT DHE FUTBOLLIT

Becky Vardy la të kuptohej prej hotelit të saj në Rusi, që bosi anglez Gareth Southgate nuk ia ka treguar “kartonin e kuq” seksit para ndeshjes. Por, kjo ndodh kur performanca e lojtarit jashtë ndeshjes, poshtë çarçafit, është vetëm sa një “gërvishtje”; pra 1 herë seks. Skuadra angleze humbi me belgët 1-0 dhe vendosi që në ndeshjen me Kolumbinë, futbollistët të bënin seks “miqësor” (1 herë seks) para ndeshjes dhe kjo i bëri të fitojnë kundër Kolumbisë. Në përgjithësi, menaxherët vijnë me variante të reja të ndalimit të seksit, duke deprivuar dëshirat “mishore”, me shpresë se lojtarët do të ruanin performancën.

Por, përgjigjen e pyetjes nëse seksi të ndihmon realisht ose të fsheh performancen e lojtarit në ndeshje, Becky e zbuloi pas fitores së anglezëve në Kupën e Botës. Nuk ka asnjë evidencim shkencor që seksi pengon performancën e lojtarit. Gruaja e portierit Jamie tregoi për “The Sun”: “Seksi është vetëm mentaliteti i skuadrës”. Për më tepër, a ka ndonjë gjë tjetër të sigurt që të jep një performancë ekselente. Debatet se duhet të bëhet ose jo seks para ndeshjes nuk kanë ndalur. Për këtë vazhdojnë përplasjet…

TË GJITHË NË FAVOR TË SEKSIT PARA NDESHJES

Trajneri anglez, Gareth Southgate, nuk është i vetëm kur kërkon që të zbuten rregullat përreth bërjes së seksit para ndeshjes. Trajneri i Man Sitit, Pep Guardiola, i ka thënë skuadrës se po të bëjnë seks para ndeshjes, do t’i ndihmojë në performancë dhe do të jenë lojtarët më të mirë në fushë. George Best njëherë tha: “Unë sigurisht nuk kam parë që seksi para ndeshjes të shkaktojë ndonjë performancë të ulur”.

Ndërsa, ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, bëri gafën e madhe që i ndaloi seksin skuadrës së tij para ndeshjes në Kupën e Botës “Afrika Jugut 2010”. Ai vetëm lejoi që gratë të vizitonin kampin e skuadrës për një kohë të shkurtër, pas çdo ndeshjeje, për të parandaluar shpërqendrimin e padëshiruar të lojtarëve. Kryesorja është që të bëni një gjumë të plotë natën para ndeshjes dhe këtë ta bën seksi. Pra, po bëre seks, fle i qetë dhe bën gjumë të plotë. Dr. Pam thotë: “Kërkimet tregojnë që në nivelin fizik, seksi nuk është aktualisht ai që shkakton shterim të fuqisë, të performancës”.

“Ju duhet ta dini se kjo nuk është ajo që ju të keni një sesion ‘cicërime’ seksi, që do t’i bënte krenare fansat e ‘50 Hijet e Grait’”. George Best ka thënë që seksi para ndeshjes të bën mirë, por jo disa orë para ndeshjes. Kërkuesit shkencorë në Kaliforni kanë arritur në konkluzionin që seksi para ndeshjes nuk të shkakton “shterim” të fuqisë. Ata arritën në këtë konkluzion, pasi studiuan fuqinë dhe qëndresën e lojtarëve, para e pas ndeshjes dhe nuk gjetën ndryshime në testimin e ngritjes së peshave dhe në numrin e ushtrimeve të gjymtyrëve të poshtme. Kjo tregoi që seksi nuk të bllokon trupin.

Seksi nuk të çon në asnjë ndryshim afatgjatë në indeksin për: 1) Thithjen e oksigjenit; 2) Rrahjet e zemrës dhe 3) Presionin e gjakut. Prof. Todd Astorino ka thënë: “Zbulimet tona mbështesin studimet të cilat konkludojnë që seksi një ditë para ndeshjes nuk e dëmton performancën e atletëve”. Në qoftë se një nga lojtarët ka ndërlikime pas takimit me një femër para ndeshjes, atëherë është një problem i madh. Lojtarët të cilët kanë lidhje solide me femrën, një kohë e përcaktuar me të para ndeshjes do të jetë shans që të ndihet mirë në fushë.

SEKSI DHE ATLETIKA

Shumica e atletëve pohojnë që seksi para kompeticionit shtyp pikun e potencialit të performancës, por a është e vërtetë kjo? HISTORI: Lojërat Olimpike mund të ofrojnë shumë eksitim, por ka vetëm një tip të aksionit, që shumica e atletëve janë rreptësisht të mendimit për ndalimin e bërjes para ndeshjes: seks. Atletët kanë perceptuar për kohë të gjatë teorinë që seksi përpara kompeticionit e bën zap (shkatërron) energjinë. Muhamed Ali nuk bënte seks deri 6 javë para ndeshjes. Njëkohësisht, shkencëtarët deklarojnë se nuk ka asnjë evidencim fiziologjik i cili sugjeron që seksi para kompeticionit është i keq. Në fakt, disa studime sugjerojnë që seksi para sportit mundet aktualisht t’i ndihmojë atletët në rritjen e nivelit të hormonit Testosteron. Ka studiues të tjerë, të cilët thonë se mungesa e bërjes seks para ndeshjes mund të të ndihmojë për mirë në performancën e atletëve. Ian Shrier, specialist në Universitetin “McGill” (Montreal, Kanada): “Ka dy mënyra të mundshme të seksit përpara kompeticionit që mund të ndikojnë mbi performancën: 1) ‘Seksi mund t’ju bëjë të lodhur dhe të dobët ditën tjetër’, ka qenë përgënjeshtruar; 2) ‘Mënyra e 2-të është që seksi mund të ndikojë mbi gjendjen tuaj psikologjike, të mendjes’.

Kjo nuk është testuar”. SPORTET E FORCËS Në vitin 2000, Shrier publikoi një editorial në “Clinical Journal of Sports Medicine”, titulluar “A të ul performancën seksi një natë para garës?” Ai pati shkruar: “Miti për kohë të gjatë që atletët duhet të praktikojnë mungesën e seksit para garave të rëndësishme mund të rrjedhë prej teorisë që mungesa e seksit të çon drejt rritjes së agresivitetit”. Abstenimi tradicional i bërjes së seksit është thelbësor, veçanërisht për sportet e forcës, sikurse janë boksi dhe futbolli, në të cilat agresiviteti konsiderohet tipar i vlefshëm. Disa njerëz besojnë se akti i ejakulimit (nxjerrja e spermës) shkakton tërheqje, pakësim të Testosteronit, i cili është hormoni kryesor i mashkullit dhe që nga ky hormon varen të dyja dëshirat seksuale: dëshira seksuale dhe agresioni. Emmanuele A. Jannini (Universiteti “L’Aquila”, Itali), profesor në endokrinologji, thekson: “Kjo është një ide e gabuar”.

Këtë konkluzion e ka nxjerrë pasi ka studiuar sekrecionet e trupit dhe efektet e seksit mbi performancën e atletëve. Prof. Jannini ka zbuluar që seksi në fakt stimulon prodhimin e hormonit Testosteron, kështu që rrit dhe nxit agresionin e lojtarit. “Pas tre muajve pa seks, që nuk është e pazakontë për disa atletë, Testosteroni dramatikisht bie, pakësohet niveli deri në nivelin e fëmijëve”. A mendoni ju që kjo ulje është e dëshiruar për një boksier?! Shkencëtarët japin idenë që seksi një natë para garës ka një efekt lodhës mbi atletët ose i dobëson muskujt e atletit. Mbi të gjitha, bërja e seksit vërtet nuk është një gjë që duhet patjetër të bëhet para garës, ndeshjes. Në përgjithësi, seksi (intercourse) i lojtarit të martuar shpenzon vetëm 25 deri 50 kalori, njësoj me energjinë që ai harxhon me ngjitjen e vetëm 2 shkallëve, pra asgjë me rëndësi. Këtij konstatimi duhet t’i shtohet vazhdimi i zbuluar prej meje: “Me dashnoren harxhohet energji e madhe se seksin (intercourse) e bën më me pasion dhe agresivitet”. (KIM M. DRASA, 03 tetor 2020)

Aktiviteti seksual të ndihmon aktualisht në “luftën” kundër dhimbjes muskulare ose të dëmtimeve në sportet e tjera, te femrat, të cilat kanë probleme madhore në ndeshje. “Lojtarët që nuk kanë bërë seks për kohë të gjatë, do të jenë më të prekur nga dhimbjet muskulare, të cilat duken më qartë kur ndeshjet zgjasin me shtesë”. (KIM M. DRASA, 03 tetor 2020).

Studimet e prof. Barry Komisaruk, psikolog, Universiteti “Rutgers”, Newark, New Jersey, zbuluan që stimulimi seksual te gratë prodhon një efekt të fuqishëm të bllokimit të dhimbjeve. Efekti, thotë ai, mund të zgjasë dhe të jetë real deri në një ditë në rastet e dhimbjeve kronike, siç është dhimbja muskulare. “Të paktën, një nga mekanizmat nga i cili seksi bllokon dhimbjen, është që seksi bllokon lëshimin (prodhimin) e substancës P (Neuropeptide), e cila është një transmetues i dhimbjes”, thekson prof. Barry. Ky profesor gjithashtu ka zbuluar që stimulimi i vaginës ka një efekt të fortë në tensionin muskular të gjymtyrëve të poshtëm, duke rritur atë në disa femra dhe duke e ulur tensionin në femra të tjera.

ANKTHI DHE AGRESIONI

Shumë më pak dihet rreth efektit fiziologjik të seksit mbi performancën e atletëve. Disa ekspertë thonë se trajnerët mund të jenë duke favorizuar teorinë e thjeshtë të mosbërjes së seksit para garës, sepse ata duan të jenë të sigurt që atletët e rinj të kenë një natë të plotë me gjumë para një gare të madhe. Psikologët kanë treguar se ka një nivel të lartë të vigjilencës dhe ankthit, të cilët janë të nevojshëm për të prodhuar performancën më të mirë të mundshme.

Sa më shumë ankth ose sa më shumë agresion mund të rezultojë në performancë të varfër. Prof. Shrier thekson: “Në qoftë se atletët kanë shumë ankth dhe janë të shqetësuar natën përpara eventit, atëherë bërja e seksit mund të jetë një shpërqendrim relaksues”. “Në qoftë se ata janë tashmë të relaksuar ose kanë interes të paktë ndaj seksit, një natë para garës (si disa atletë), atëherë nuk janë të detyruar të bëjnë seks, por të bëjnë një natë me gjumë të plotë, është e gjitha që ajo u duhet”. Rezultatet do të varen në preferencat dhe rutinën personale dhe këtu shtohet që qëndrueshmëria është çelësi i ruajtjes së performancës.

TRONDITJET, PËRPLASJET ME TRUPIN DHE GODITJET ME KOKË TË TOPIT GJATË NDESHJES KANË LIDHJE ME IMPOTENCËN E FUTBOLLISTËVE

Po e paraqes këtë temë shumë të rëndësishme, sepse futbollistët nuk luajnë gjithë jetën, prandaj duhet të dinë se çfarë pasojash mund të kenë kur të lënë sportin, sepse ata largohen nga sporti në moshë biologjike të re, maksimumi deri 40 vjeç. Një studim (i Ligës Nacionale të Futbollit) i kohëve të fundit i Jama Neurologji, zbuloi që sa më shumë përplasje dhe goditje topi me kokë, janë në proporcion të drejtë me shkallën e impotencës. Konkretisht, sa më shumë tronditje, aq më shumë simptoma të impotencës (Erectile Dysfunction) do të kenë futbollistët. Shumica e tyre kanë pasur ulje të nivelit të hormonit Testosteron ose Erectile Dysfunction gjatë jetës edhe pas lënies së futbollit. Duke ditur që dëmtimet e kokës të futbollistit mund të shkaktojnë dëmtime seksuale, do të jetë gjë e mirë që ta dinë edhe mjekët e sportit. Kështu, këta mund të ndihmojnë shumicën e futbollistëve që të kapërcejnë stigmatizmën (njollën, turpin) e impotencës dhe të ndërgjegjësohen se duhet të bisedojnë dhe pranojnë fillimin e trajtimit të impotencës.

Një studim i madh taivanez zbuloi një shoqërim midis Erectile Dysfunction (impotenca) dhe një dëmtimi të vetëm të trurit në popullatën e gjerë taivaneze. DIZAJNI Universiteti i Harvardit projektoi një studim për të kuptuar rreziqet dhe benefitet e futbollistëve të SHBA-së. Pjesëtarët në studim ishin 53 vjeç e sipër dhe kishin luajtur 7 sezone. Studiuesit konstatuan lidhjen e drejtë midis numrit të dëmtimeve të kokës dhe simptomave: humbjes së vetëdijes; konfiskim (arrestim; marrje) ose probleme me memorien. Rezultatet e studimit: 1) Afërsisht 23% e pjesëmarrësve raportuan që mjeku u kishte rekomanduar ose përshkruar medikamente për impotencën dhe ½ e këtyre ishin mjekuar. 2) Më tepër se 18% raportuan se kishin pasur ulje të nivelit të hormonit Testosteron dhe kishin marrë medikamente për rritjen e nivelit. 3) Sa më i lartë të ishte numri i dëmtimeve, aq më e rëndë ishte shkalla e impotencës dhe aq më i ulët ishte niveli i hormonit Testosteron. 4) Një pjesë kishin marrë mjekime për dhimbjet trupore; apne gjatë gjumit si edhe për faktorë të tjerë, të shëndetit. 5) Raporti midis problemeve shëndetësore të lidhura me dëmtimet gjatë ndeshjeve ishin 2 herë më të larta tek ata që kishin marrë më shumë dëmtime sesa tek ata me më pak dëmtime.

MEKANIZMI SE SI NDODHIN PASOJAT

Mekanizmi është: “Dëmtohet gjëndra Pituitary, e cila është çelësi i kontrollit të funksionimit hormonal në tru dhe në trup”. Prof. Rachel Grashow, PhD (Harvard) ka thënë në një intervistë se goditjet e kokës do të dëmtojnë indet e ndjeshmërisë, të cilat lidhin gjëndrën Pituitary me pjesën tjetër të trurit duke e përjashtuar atë prej furnizimit me gjak dhe komunikimit neuronal (neuroneve): “Të gjitha llojet e përplasjeve së bashku me goditjet e kokës mund të dëmtojnë gjëndrën Pituitary dhe mund të kompromentojnë funksionimin e gjëndrës Pituitary për të ndikuar mbi efektin e pakësimit ose ndalimit të prodhimit të Testosteronit dhe në fund të fundit (ultimatisht) të çojë në shkaktimin e impotencës”.

IMPLIKIMET KLINIKE

Bazuar në rezultatet e këtij studimi, ne shpresojmë që ish-futbollistët, të cilët paraqesin simptoma të disfunksionit seksual ose nivel të ulët të hormonit Testosteron, duhet të kenë motivim për të kërkuar ndihmën e specialistit seksolog. Grashow gjithashtu u kërkoi seksologëve që të rrisin vëmendjen e tyre ndaj këtyre ish-futbollistëve në drejtim edhe të sëmundjeve të tjera, të cilat mund të shfaqen. Këto janë: hipertensioni; apneja në gjumë; sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Për më tej, Grashow (personalitet i sportit) u kërkoi specialistëve të rrisin vëmendjen edhe ndaj ish-sportistëve, veteranëve të llojeve të tjera siç janë sportet e kontaktit, ku përfshihen: artet marciale; hokeji; boksi dhe futbolli.

Pozitive është se këta sportistë, po të mjekohen, përmirësohen ose shërohen komplet. Ndaj, duhet të ndërgjegjësohen që të mos vuajnë në heshtje, por të shkojnë te specialisti, sipas sëmundjes. Fillimisht duhet të konsultohen nga seksologu, sepse: “Shëndeti seksual është barometër i trupit”. (KIM M.DRASA, tetor 2014)

Histori personale: Edhe unë kam filluar të bëj stërvitje dhe ndeshje futbolli që në moshën 13 vjeç. Fatmirësisht me një nga trajnerët më të shkolluar të kohës (në Hungari), prof. Thanas Jance (Berat). Kjo më bëri që edhe më vonë ta testoj vetveten me këtë problem madhor dhe arrita në përfundimin se bërja e seksit para një aktiviteti të fortë më jepte fuqi dhe potencë. Kjo është arsyeja kryesore që ndërmora studimin dhe botimin e pikës më “të nxehtë” të sportit. Madje, pas seksit unë “fluturoja”. Pra, më vinte fuqia si një supermen dhe e kundërta, kur rrija tri ditë pa bërë seks, kisha bllokim të gjymtyrës së poshtme të djathtë, që nga fillimi dhe deri te gishtat.

Duhet ta tërhiqja këmbën zvarrë për të ecur. Për më tepër, kisha shumë raste plus bllokimit, edhe shtim të emocionit psikik, i cili më shkaktonte: Nauze (vinte për të vjellë) ose Vomitus (të vjella), të cilat më iknin vetëm pas bërjes së kontaktit të parë seksual. Gjithashtu, më kishte ndodhur që e dashura kujtonte se isha sëmurë rëndë, kur më shihte duke ecur me këmbën e djathtë zvarrë, dhe më keq, atëherë edhe kur villja në prani të saj. Por, e qetësoja duke i treguar që e kisha nga mosbërja e seksit. Dhe ashtu vërtet, pas orgazmës qetësohesha komplet dhe mund të fitoja garën si sprintier.

Normalisht, në moshën e lojtarëve duhet të ndodhë edhe orgazma gjatë një ëndrre me hot-seks, por këta janë aq shumë të stresuar sa nuk shohin ëndrra me seks, por ëndrra sikur “bëri gol”. Kjo më bën të habitem se si këta djem, në kulmin e moshës për bërjen e seksit, sa sasior aq dhe cilësor, mund të rrinë pa bërë seks me dite të tëra (çmenduri). “Absurditetin e ndalimit të seksit para ndeshjes” personalisht e emërtoj si “Veprim kundër rregullave të NATYRËS!!!” Për më tepër, mosbërja e seksit ka një të keqe të madhe: “PO E LE SEKSIN, EDHE SEKSI TË LE”
(KIM M.DRASA, tetor 2014)

KONKLUZIONET- PERSONALISHT *

(1) Ndalimi absolut i bërjes së seksit disa ditë ose javë para ndeshjes është çmenduri e trajnerit ose stafit dhe e të gjithë atyre “të zgjuarve”, të cilët janë pro ndalimit të seksit.
*(2) Absolutisht, nuk ka recetë për bërjen ose ndalimin e seksit para ndeshjes, garës.
*(3) Rezultatet e bërjes ose mosbërjes së seksit para ndeshjes duhet të varen nga preferencat individuale dhe rutinat e jetës. *(4) Absolutisht nuk lejohet që lojtari të bëjë prova para një ndeshjeje ose gare të rëndësishme.
*(5) Futbollistët, atletët, boksierët etj. duhet detyrimisht që ta testojnë vetveten gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore se në cilën ditë ose javë duhet të bëjnë seks.
*(6) Trajnerët, kur kanë ndeshje miqësore, jo vetëm të testojnë skemat e lojës, nivelin e futbollisteve, por duhet patjetër të testojnë bërjen e seksit para kompeticionit, se kjo mund të jetë me e rëndësishmja për performancën e lojtarëve në ndeshje. Fatkeqësisht, jam i sigurt që trajnerët e futbollit dhe të çdo sporti nuk e kanë bërë kurrë këtë testim.
*(7) Testimi i performancës në ndeshje pas bërjes së seksit është i domosdoshëm, sepse ka patjetër shumë lojtarë që bërja e seksit para ndeshjes ua përmirëson performancën deri në shkëlqim si lojtar gjatë ndeshjes.
*(8) Dita e bërjes së seksit para ndeshjes duhet të jetë patjetër: 1, 2 ose 3 ditë para ndeshjes. Asnjëherë bërja e seksit mbi 3 ditë para ndeshjes, nuk ka asnjë vlerë. Kjo, pasi prodhimi i spermës do 72 orë (3 ditë).
*(9) Seksi para ndeshjes (në një nga tri ditët), sipas individit, është i domosdoshëm, sepse të liron mendërisht (të bën të koncentrohesh) dhe ul rrezikun e krampeve muskulare gjatë ndeshjes. Shumë futbollistë i kam parë që habiten kur e gjuajnë topin me mendje për në portë, por topi nuk u bindet. Kjo ndodh se ata nuk kanë bërë seks dhe truri ka ngarkesë emocionale të rëndë, nuk koncentrohen dot dhe kjo ka ndodhur nga mosbërja e seksit para ndeshjes.
*(10) Lojtarët, shumica e tyre, kanë emocione dhe ankthe se si do luajnë të nesërmen dhe nga kjo nuk mund të bëjnë një gjumë të plotë gjithë natën. Vetëm seksi një pasdite para ndeshjes do ta relaksojë nga stresi dhe lojtari do të bëjë gjumë të plotë.
*(11) Gjumi i plotë një natë para ndeshjes është çelësi i performancës në shkallën më të lartë gjatë ndeshjes.
*(12) Mos harroni kurrë: “Seksi (orgazma-ejakulacioni) duhet të bëhet vetëm një herë, ‘një teke’”. Asnjëherë mbi një herë, se shkakton efekt të kundërt, të dëmshëm për performancën e lojtarit.
* (13) Masturbimi është absolutisht i ndaluar para ndeshjes, sepse të shkakton lodhje fizike dhe jo qetësim emocionesh.
*(13) “Shëndeti seksual është barometër i trupit” (KIM M. DRASA ) Konkretisht, duke u nisur nga ky përcaktim personal, duhet ta dinë mirë lojtarët, trajnerët, stafi e deri te presidenti i klubit se në qoftë se një lojtar pas bërjes së seksit (minimumi 24 orë para ndeshjes) ka probleme serioze të shëndetit, atëherë, detyrimisht, menjëherë duhet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore speciale, që nga kateterizimi i zemrës; ekzaminimi i pulmoneve (mushkërive) dhe në vazhdim me organet e tjera të trupit./ PANORMASPORT.AL

* SEKSOLOG & UROLOG, PRESIDENT I A.U.S.A “MAKSUT DRASA”
Profesor Drasa është personalitet me famë botërore në studimet e tij në seksologji dhe urologji. Ka paraqitur në kongreset botërore mbi 101 studime në këto dy specialitete, që nga Las Vegas, Miami Beach, Arizona, Vankuver, San Paolo, Tokio, Pekin, Marrakesh, Londër dhe në të gjitha kryeqytetet e Europës që nga Stokholmi e deri në Madrid.