Studimi i Akademisë së Shkencave: Rreth 50% e popullsisë në Tiranë me antitrupa për Covid-19

Përmes një konference shtypi, Akademia e Shkencave ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Nga ky studim është dalë në përfundimin se rreth 50% e popullsisë në Tiranë ka tashmë antitrupa për Covid-19. Në rang kombëtar, imuniteti për Covid-19 është rreth 25%.

Drejtuesit e projektit u shprehën se imuniteti në Shqipëri është relativisht i ulët dhe për këtë arsye duhet të kemi shumë kujdes. Po ashtu, ata thanë se deri më tani nuk ka të dhëna që versioni i ri i koronavirusit, që vjen nga Afrika e Jugut, ka vdekshmëri më të lartë.