Studimi/ A transmetohet coronavirusi përmes seksit

Koronavirusi nuk ka gjasa të përhapet përmes marrëdhënieve seksuale, thonë shkencëtarët – por ata pranojnë se nuk mund ta përjashtojnë plotësisht atë. Në Kinë u analizuan mostrat e spermës së 34 burrave që ishin diagnostikuar me simptoma të buta të COVID-19 një muaj më parë. Testet e tyre ishin negative në kohën e studimit.

Shkencëtarët nuk gjetën ndonjë provë të virusit në spermën e tyre, që do të thotë se sëmundja nuk transmetohet seksualisht pas shërimit. Por ekspertët thanë se ata nuk mund të përjashtonin mundësinë që virusi të qëndronte në lëng seminal gjatë periudhës infektive.

Mbetet dilemë në lidhje me pacientët që janë sëmurur rëndë nga virusi, të cilët nuk u përfshinë në studim. Ekspertët kanë ngritur shqetësime se virusi mund të depërtojë akoma në testikuj, ku prodhohet sperma, e cila mund të shkaktojë ‘dëmtim afatgjatë’.