Stresi uroi Vitin e Ri nga burgu me fjalë shumë prekëse
Viti i ri 2019, Stresin nuk e gjeti në shtëpi por në një vend të padëshirueshëm.
Reperi ka kohë që po qëndron në burg pasi u kap me armë dhe drogë në një hotel në Tiranë.
Megjithatë, artisti herë pas herë, hyn në Instagram për të postuar ndonjë gjë sikurse urimi për Vitin e Ri. “Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmës. Ju dëshiroj shumë dashuri, gëzime dhe lumturi. Një vit i ri i mbushur me shpresë. U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë, por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen, nuk do rri ne shpat. Urime viti i ri 2019-tës”, ka shkruar reperi, sipas Prive.
Nëse nuk e dini, Stresi është i fejuar me Kejsin e cila vazhdimisht po e shpreh mungesën e tij përmes rrjeteve sociale.