Stilisti i njohur i Balmain rrëfen historinë e tij të vështirë pas zjarrit në shtëpi një vit më parë!
Olivier Rousteing, drejtori artistik i shtëpisë luksoze të modës, Balmain, zbuloi se ka pësuar lëndime serioze pasi një oxhak shpërtheu në shtëpinë e tij në Paris vitin e kaluar. Përmes një postimi në Instagram, 36-vjeçari tha se e kishte fshehur këtë për një kohë të gjatë, por ishte më në fund gati për ta ndarë përvojën e tij, duke shtuar se incidenti ndodhi një vit më parë, më 9 Tetor 2020. Stilisti, i cili falenderoi spitalin Saint Louis në Paris, tha se i kishte fshehur plagët me rroba dhe aksesorë. Krahas fotos së postuar, Oliver e shoqëron me fjalët:
Më në fund ndihem gati ta ndaj këtë me ju. E kam fshehur këtë për një kohë të gjatë dhe tashmë është koha që ju ta dini. Pikërisht një vit më parë, zjarri ra brenda shtëpisë sime. U zgjova të nesërmen në mëngjes në spitalin Saint Louis të Parisit. Stafi i talentuar në atë spital, i cili merrej me një numër të jashtëzakonshëm të rasteve me COVID-19 në të njëjtën kohë, u kujdes jashtëzakonisht shumë për mua. As nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet. Kam bërë gjithçka për ta fshehur këtë histori nga sa më shumë njerëz dhe duke u përpjekur ta mbaj sekretin me ekipet dhe miqtë e mi për një kohë të gjatë. Të jem i sinqertë nuk jam vërtet i sigurt pse më vinte kaq turp, ndoshta ky fiksimi prej përsosmërisë për të cilën moda njihet dhe për pasiguritë e mia… Teksa shërohesha, unë thjesht punova ditë e natë për ta harruar këtë dhe për të krijuar të gjitha koleksionet e mia, duke u përpjekur të mbaja ëndrrat gjallë me koleksionet e mia dhe në të njëjtën kohë duke fshehur plagët me maska për fytyrën, mëngët e gjata dhe madje edhe unazat e shumta në të gjitha gishtat në shumë intervista ose sete fotografike. Dhe me të vërtetë kuptova se fuqia e mediave sociale është të zbulojë vetëm atë që dëshironi të tregoni! Na lejon të krijojmë tregimin tonë të veçantë që shmang atë që ne nuk dëshirojmë të shohim ose tregojmë: kjo është bota jonë e re. Tani, një vit më vonë jam i shëruar, i lumtur dhe i shëndetshëm. E kuptoj sa i bekuar jam me të vërtetë dhe falënderoj Zotin çdo ditë të jetës sime. Shfaqja ime e fundit festoi shërimin mbi dhimbjen dhe falënderoj të gjitha modelet e ekipit tim modelet e familjes sime Balmain, miqtë e mi që erdhën dhe mbështetën jo vetëm 10 vitet e mia të Balmain, por rilindjen time. Sot, ndihem aq i lirë, aq i mirë dhe aq me fat. Po filloj një kapitull të ri me një buzëqeshje në fytyrë dhe një zemër plot mirënjohje. Për mjekët dhe infermierët në Saint Louis dhe për të gjithë ata që më ndihmuan gjatë këtij shërimi të gjatë dhe mbajtën sekretin tim: një falenderim të thellë. Ju dua! Zoti ju bekoftë të gjithëve! Dhe kurrë mos u dorëzoni! Gjithmonë del dielli pas stuhisë.
Olivier Rousteing qëndron në krye të Balmain që prej vitit 2011 dhe që prej asaj kohe ka bashkëpunuar me emra si Rihanna, Jennifer Lopez, Beyonce, Imani, Gigi Hadid, Kylie Jenner dhe Cara Delevingne. Sipas “Out Magazine” kompanisë iu rritën fitimet nga 15% deri në 20% mes viteve 2012-2015. Në 2019-ën, Netflix realizoi një dokumentar të titulluar “Wonder Boy” mbi karrierën e tij si dhe kërkimet për të gjetur nënën biologjike.