Stili i Luana Vjollcës “një emision-një klip”/ Producenti zbulon projektin e ri pas “Benzinës”

Luana-Vjollca-2

Para pak ditësh Luana Vjollca u rikthye në Instagram, pas një mungese dy mujore. Ajo postoi një foto, ku njoftonte projektin e saj më të ri, po pa e specifikuar për çfarë bëhej fjalë. Ajo nuk ndau asnjë detaj më shumë duke shtuar kuriozitetin, por producenti i saj Bini Diez ka thyer heshtjen. Ai ka postuar një foto krah Luanës duke lënë të kuptohet se prezantuesja po i shton repertorit të saj edhe një projekt të ri muzikor. “E reja po vjen”, shkruan Bini në foton me Luanën, në nëj studio muzikore. Klipi i fundit që Luana ka sjellë për fansat e saj titullohet “Benzina”, ndërkohë që jemi në pritje të këngës së saj të re pas mbylljes së programit televiziv “Shiko kush luan”. Kemi vënë re që Luana po ndjek stilin “një emision, një klip” në karrierën e saj si showgirl. /Story.al/