Stil i ri i flokëve transformon Dafina Zeqirin, vështirë ta njihni!
Ju ka marrë malli ta shihni Dafina Zeqirin me flokë të gjata? Epo pas një goxha periudhe që ajo mbajti flokët të shkurtra në stil francez, i është rikthyer një stili të vjetër. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku shfaqet me flokë tejet të gjata dhe me baluke, shkruan Prive. Dhe thënë të drejtën mezi e njohëm! Ajo duket krejt ndryshe me këtë stil të ri flokësh, të cilat o do jenë paruke ose shtesa fijesh, por gjithsesi po duken tejet natyrale.