Stefi Prifti: Prind i vetëm i dy vajzave, ja si i këshilloj
Marrëdhënia jote me vajzat tani është bërë më e ngushtë?
Kaloj shumë më tepër kohë se më parë. Jo vetëm se edhe ato e kanë të nevojshme, por edhe unë ndihem më mirë në shoqërinë e tyre të dlirë.
Çfarë të ka mësuar jeta deri tani?
Jeta është sa shoqërore, aq edhe individuale.
Këshilla që do u jepje vajzave, kur të krijojnë jetë të pavarur?
Këshilla që u jap vajzave të mia në këtë moment (natyrisht edhe kush do ta dëgjojë këshillën time) është: Asnjëherë të mos mërziten apo shqetësohen thellësisht nga diçka që nuk është Ato! Që të bëhem më i qartë. Jo mërzitje dhe shqetësime të “kota” nga persona të tretë, të katërt apo nga çdo gjë që na rrethon në këtë shoqëri të dyshimtë, me shumë intrigë, pa garanci dhe të pabesë.
Aspiron famën e tyre, apo preferon që të jenë jashtë vëmendjes së publikut?
Të kenë shëndetin, dhe nëse e meritojnë dhe punojnë sa dhe si duhet, pse jo? Vajza ime e madhe mbaroi diplomën shkëlqyeshëm në degën kanto, soprano. Do të më pëlqente dhe shpresoj të shkëlqejë në skenat e botës.