‘Sprinti’ i Marcell Jacobs drejt altarit: “Nicole, je pjesa më e mirë e vetes time”

Dita kur duhet të thuash “Po” ka ardhur për kampionin olimpik Marcell Jacobs. Sprinteri ka vënë kurorë me modelen Nicole Daza, nënë e dy prej tre fëmijëve të tij, Anthony 3 vjeç dhe Meghan një. Dasma, në ditën e datëlindjes së 29-të të nuses, është mbajtur në një vend ëndërrash me pamje nga liqeni Garda.

“Urimet më të mira për pjesën time më të mirë. Të dua deri në vdekje dhe së shpejti do të kurorëzojmë ëndrrën tonë”, ishte mesazhi i Jacobs. Fituesi i medaljes së artë olimpike i kushtoi përmes rrjeteve sociale pak fjalë, por domethënëse, bashkëshortes së tij të ardhshme. Gjithçka si në përrallat më të bukura. Smoking i zi Armani, këpucë lëkure me shkëlqim dhe syze dielli, për kampionin olimpike dhe europian të 100 metrave.

Ceremonia u krye në prani të rreth 170 të ftuarve, mes të cilëve të afërm, miq, kolegë dhe VIP-a. I nisur nga porti i vjetër i Desenzanos (ku u rrit dhe ku filloi karrierën e tij sportive) dhe i shoqëruar me varkë nga nëna e tij Viviana, Jacobs arriti në kullë pasi u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë.

FOTOT E DASMËS