Spoti gjenial i Nike: Ronaldinho kundër Mbappe, pastaj… Ronaldo, në laborator sfidohen të mëdhenjtë e futbollit
Gjiganti i veshjeve sportive Nike, si gjithmonë, konfirmon veten si pionier në aspektin e marketingut. Mbi të gjitha për sa i përket publicitetit. Spoti i ri i kompanisë amerikane, para Kupës së Botës në Katar, ndërthur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen në një video plot efekte speciale. Aty emrat e mëdhenj të futbollit botëror nga Mbappe te Ronaldinho konkurrojnë në goditje driblime dhe truke. E gjitha për të vendosur se kush është më i miri. Një spot i përcaktuar si monumental dhe që është bërë viral.
Më shumë se një publicitet është një film i shkurtër që krahason talentet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës me lojtarët ikonë që hapën rrugën para tyre. Dhe kështu në një fushë të vetme janë Mbappè dhe Ronaldinho, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo. Dhe pastaj Davids dhe Van Dijk, De Bruyne dhe amerikania Alex Morgan. Rezultati është diçka epike, të cilën shumë përdorues e kanë quajtur tashmë një kryevepër.
Në video, ngjarjet zhvillohen në një laborator futurist zviceran. Dy shkencëtarë debatojnë se kush është më i miri mes Mbappè dhe Ronaldinhos. Nga aty erdhi ideja e “teleportimit” të të dyve në të njëjtën fushë, Footballverse, për të marrë përgjigjen përfundimtare të pyetjes. Që nga ai moment nuk reshtin ardhjet e vazhdueshme të kampionëve, me Ronaldo Fenomenin që ka mbërritur në fushë në dy versione. Me prerjen ikonike të flokëve të vitit 2002 dhe më pas ai i 1998. Nuk mungojnë holandezët Van Dijk dhe Davids dhe Cristiano Ronaldo me De Bruyne. Qarkun e mbyllin futbollistet e famshme Alex Morgan dhe Sam Kerr. Klipin brilant, pas shfaqjeve të panumërta dhe numrave marramendës, e mbyll Luis Nazario nga Lima, këtë herë në versionin aktual. Fenomeni hyn në skenë duke pyetur “Çfarë dreqin po ndodh?”.