Sportiviteti i Inva Mulës sipër bankave të Liceut
Sopranoja e famshme Inva Mula nuk është gjithmonë ajo artistja klasike që shohim në skena të mëdha operistike. Mula, nënë e dy fëmijëve na shfaq anën e saj sportive në këtë foto, e veshur me pantallona dhe e ulur sipër bankave të shkollës, pikërisht në një nga klasat e Liceut Artistik të Tiranës. “Me miq në Liceun Artistik, aty ku çdo gjë filloi”, shkruan Genc Tukiçi sipër kësaj fotoje të postuar në Instagram, ku Inva është rrethuar përveç Genc Tukiçit, nga Olen Çezari, Robert Radoja dhe Gent Ishmaku. Aktualisht Inva është vendosur në Tiranë, ku po punon për projektin e ri televiziv “Virtuozët”, të cilin ka marrë përsipër ta drejtojë.