Sot u zgjuam me Oriela Nebiajn, programi i mëngjesit që e riktheu në ekran si moderatore
Moderatorja që na zgjoi sot me “Wake Up” në “Top Channel” ishte pikërisht ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj. “Në 07:00 në “Top Channel dhe Top Albania Radio rikthehet “Wake Up”. Në një shtëpi të re, ju presim çdo mëngjes për t’ju zgjuar me informacione, kuriozitete, muzikë të zgjedhur e të ftuar”, ishte statusi i Isli Islamit, një prej moderatorëve të sezonit të kaluar bashkë me Eno Popin. E këtë edicion ata do të jenë tre. Përshëndetjen “Mirëmëngjes!” e ka bërë edhe Oriela, e cila rikthehet në ekran pas eksperiencave të mëparshme të prezantimit në radio dhe televizion. “Mirëmëngjes! Tashmë do të themi mirëmëngjes çdo ditë dhe do të jetë shumë bukur besoj me Enon edhe me Islin, që do të jem pjesë e “Wake Up”-it, dhe të jap le të themi kontributin tim në zgjimin e shqiptarëve”, është shprehur Oriela Nebiaj në një nga intervistat e saj për “TCH” para fillimit të programit. Treshja simpatike kanë marrë komlimentet e para nga publiku, pasi transmetuan shumë energji për fillimin e ditës. Sesi do të jetë programi në vazhdim, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim kur gjithçka do të vijojë në mënyrë organike. Oriela Nebiaj për pak kohë ishte tërhequr nga puna në televizion pasi e kishim parë shumë pranë Renato Mekollit në projektin e tij të botimit të librit dhe hapjes së restorantit “Umami”. Mesa duket oferta e “Wake Up” i ka rikthyer Nebiajt dëshirën për ekran duke sjellë pas një sezoni mashkullor me Enon dhe Islin, figurën e saj femërore dhe shumw simpatike në programin e mëngjesit.