Sot finalja e “Sanremo”-s, Ermal Meta po përflitet si fitues
Festivali i Sanremos shpall sot fituesin në garën me njëzet emra BIG. Ndërkohë kanë kanë filluar parashikimet për fituesin.
Favoritët kryesorë janë kantautori shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me duetin e tyre “Non mi avete fatto niente”, teksi i të cilës është shkruar si një mesazh për paqen pas sulmit në Mançester, në koncertin e Ariana Grandes. Edhe pse u fol për këngën e tyre se mund të ishte plagjiaturë, zhurma shkoi në favor të tyre, pasi sot ata mund të fitojnë “Sanremon” pas deputimit në skenë si të 17-ët në garë.