Sot 6 vite nga ikja e Doktor Florit, Landi shpreh dhimbjen në vetëm pak fjalë

Landi Hysi, vokalisti i West Side Family na ka kujtuar të gjithëve se sot bëhen plot 6 vjet nga dita kur dr. Flori u nda nga jeta.
“Psherëtij.
Ti buzëqesh.
Nuk psherëtij më.
Kohë idiote.
Kujtimi yt, mbetet.

17 Nëntor 2014

#DrFlori”, kanë qenë këto fjalët që këngëtari ka shkruar bashkangjitur fotos së mikut të tij. Me siguri dhimbja për humbjen e një artisti si Flori mbetet gjithmonë shumë e madhe, megjithatë miqtë dhe të afërmit e tij e kanë kujtuar përherë jo vetëm përmes fjalëve, por dhe gjithë veprave që ai la pas./revistawho.com